Edi Rama takon ambasadorët e BE : në qendër të bisedës ishin situata politike, protesta e PD

Kryeministri Rama ka nisur ditën e punës pas kthimit nga Samiti i Sarajevës me një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian në Vilën 30, pranë Kryesisë së Kuvendit.

Takimi ka zgjatur rreth një orë e 30 minuta ku i pranishëm ishte edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në takimin e kryeministrit me amasadorët e BE ishte dhe ambasadori  amerikan Donald Lu dhe ai i OSBE-së, Bernd Borchardt, ndërsa nuk ishte e pranishme ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Në përfundim të takimit, kryeministri Rama nuk dha asnjë deklaratë.

Në qendër të mëngjesit të punës ka qenë situata politike, protesta e PD, por edhe përgatitja e zgjedhjeve të 18 qershorit.

Ky takim vjen pas disa drekave të punës që këta ambasadorë patën me kreun e PD, Lulzim Basha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button