Popovski i shpall luftë varfërisë

Kandidati për president nga koalicioni GROM, Zoran Popovski është shprehur se do të luftojë varfërinë që ekziston në popull.  

Ai i ka dhënë këta premtime në fshatrat e Kondovës, Rashçes, Sfillares së Poshtme dhe të Shishovës.
Ai shprehu bindjen se Maqedonia e ka të nevojshme të ketë më shumë barazi sociale. Përveç kësaj, Popovski premtoi se do të ulë gjobat, harxhimet për përmbaruesit, si dhe interesat për kredi.

“T’i ulim gjobat në këtë vend, të cilat po na mbajnë nën trishtim të madh viteve të fundit. Gjobat do t’i ulim dhe do t’i sjellim si masë parandaluese dhe jo si masë që sjellin inkuizicion tek qytetarët. Do ti ulim të gjithë harxhimet për përmbaruesit dhe noterët, të cilët janë rriqrat e këtij shteti”, tha Popovski.

Popovski vuri në dukje se qytetarët e Maqedonisë si armik kryesor kanë varfërinë dhe papunësinë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button