BDI mburret me librat skandaloz

Nxënësit dhe studentët shqiptarë tani më vite me radhë ballafaqohen me problem të shumta sa i përket teksteve shkollore dhe literaturës universitare.

Projektet qeveritare për libra falas për nxënësit e shkollave fillore e të mesme si dhe përkthimi i mbi 1000 titujve me famë botërore nuk ishte aq shumë në dobi të shqiptarëve duke pasur parasysh gabimet e shumta dhe ngecjen në përkthime.

Nga 1000 tituj, vetëm ‘mbi 100’ janë përkthyer në shqip

Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) deri më tani është bërë përkthimi i 845 librave në gjuhën maqedonase dhe mbi 100 në gjuhën shqipe, gjë që shfaq neglizhencë dhe diskriminim për studentët shqiptarë. 

“Edhe ne kemi nevoje për tekste, s’kemi libra, mësojnë nga ajo që na ligjëron profesorit, duhet të marrim shënime, te gjendemi vet. Shumë ngadalë përkthehen ato libra, neve deri më tani nuk kemi pasur ndonjë libër të atillë në dorë”, tha Drita H., student në USHT në Shkup.

Po ashtu edhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme kanë probleme me librat skandaloz, në të cilat thuhen shumë të pa vërteta dhe prapë se prapë nuk u tërhoqën nga përdorimi edhe pas ankesave të shumta.

Kohë më parë kryetari i LASH-it, Nuhi Dardhishta për Portalb, tha se autorët shqiptarë janë të bllokuar nga vetë fakti se këto marrëveshje kanë mbyllur konkurset e autorëve vendas.

“Ky është një lloj diskriminimi si për neve shqiptarët ashtu edhe për maqedonasit. Pse të merren libra nga jashtë? Ata ndoshta janë shumë të mirë mirëpo neve nuk kemi kushte që të punojmë me to. Shkaku i këtyre marrëveshjeve, MASH ka mbyllur konkurset për autorët dhe në këtë mënyrë askush nuk mundet të jep programet e tyre të cilat mund t’i kenë realizuar në tekst shkollor”, theksoi Dardhishta.

Ndërkaq nga ana tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim, lavdërohet dhe i quan këto projekte si sukses të arritur,përderisa të tjerët i quajnë dështim pasi që drejtorët e shkollave, prindërit e nxënësve, si dhe studentët u ankuan mjaft për gabime përmbajtjesore, kualitet të dobët si dhe vonesë në përkthime.

Platforma e BDI-së 2011-2015

Platforma e BDI-së 2014-2018

Lajme të ngjashme

Back to top button