Ekskluzive: Qeveria Rama: Marrëveshje ujore me Maqedoninë, brenda këtij viti

Shqipëria pritet që të përmbyllë brenda këtij viti dhe një marrëveshje me Maqedoninë për ujërat.

Në kulmin e debatit për lumin Radika, Portali Albeu ka siguruar se qeveria “Rama”, brenda katër mujorit të tretë do të lidhë edhe një marrëveshje me fqinjin tonë lindor, atë për “Projektvendim për miratimin e Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverise së Republikës së Maqedonisë për problemet ujore”.

Mësohet se nisma e re ka për qëllim rregullimin e kuadrit ligjor të ujërave ndërmjet dy vendeve. Nisma do të lidhet nga Ministri i Mjedisit ose Ministri i Punëve të Jashtme.

Ministria e Jashtme informoi Kuvendin më 10 dhjetor të vitit 2013 mbi kërkesën e Maqedonisë për devijimin e burimeve të lumit Radika.

Në një seancë me dyer të mbyllura në Komisionin e Jashtëm, zyrtarët e MPJ-së informuan deputetët për projektin e Maqedonisë për të ndërtuar HEC në fushën e Lukovës. 

Me Maqedoninë pritet që të nënshkruhet dhe marrëveshja “Për ekstradimet”. Me synim bashkëpunimin gjyqësor ndërmjet autoriteteve homologe të drejtësisë. Po ashtu edhe Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore. Ky projekt synon njohjen e ndërsjellë në fushën e sigurimeve shoqërore.

Nisma propozohet nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe pritet të kthehet në realitet brenda katër mujorit të dytë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button