Rihanna rrëzon zërat e shtatzënisë

Javën e kaluar u gjend në qendër të raportimeve se ishte shtatzënë dhe po priste fëmijën e saj të parë.

Por Rihanna rrëzoi këto raportime ashtu sic di vetëm ajo, duke qenë më shumë se transparente me linjat e saj.

Këngëtarja 26-vjeçare u shfaq në Hollywood të martën e veshur me një palë xhinse të thjeshtë dhe një xhaketë të shkurtër që i nxirrte në pah belin.

Në të njëjtin lokal nate, pak minuta pas Rihanna-s u fut edhe Drake, rreperi me të cilin këngëtarja përflitet se ka aktualisht një lidhje, që as është pohuar dhe as është mohuar prej të dyve. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button