SHBA: Një nxënës plagos 20 shokë me thikë

Një student i vitit të dytë ishte autor i një sulmi me thikë në shkollën e mesme të tij, në zonën e Pittsburgh, tha një zëdhënës i agjencisë së menaxhimit të emergjencave. 

Të paktën 20 studentë në shkollën e mesme të Franklin-it, në Murrysville, u plagosën, ndërkohë që agresori është arrestuar dhe po merret në pyetje, tha Dan Stevens, një zëdhënës i “Emergency Management” në kantonin e Westmoreland.

“Shfaqja e dhunshme  ndodhi në ambientet e klasës dhe në korridor. Të dyshuarit i janë vënë prangat në duar nga një oficer i resurseve të shkollës”, tha shefi i policisë së Murrysville.

4 prej të plagosurve janë dërguar në spital me anë të helikopterëve, tha Stevens. 7 adoleshentë dhe 1 i rritur kanë marrë ndihmën e parë në spitalin rajonal të Forbes, në Menroeville të Penssylvani-së.

“Dëmtimet e tyre janë “disi serioze”, ndërsa “disa janë edhe kërcënuese për jetën”, tha doktori  Chris Kaufmann. Të plagosurit kanë plagë në pjesët e trupit, në gjoks, bark dhe shpinë, ndërsa 2 vetë janë dërguar menjëherë për operacion sapo mbërritën në spital. Studentët e plagosur ishin të moshave nga 14-17 vjeç, të gjithë me plagë prej thikës, si gërvishtje apo të çara, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë përdorim armësh./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button