fbpx

Fushata zgjedhore në Maqedoni do të ndërpritet dy ditë

Nga e premtja në mesnatë deri në mbylljen e vendeve zgjedhore të dielën, për rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, në fuqi do të jetë heshtja parazgjedhore, gjë që për herë të parë në sistemin shumëpartiak në Maqedoni ndodhë në mes të fushatës tjetër parazgjedhore. Heshtja do ta ndërpret fushatën për zgjedhje parlamentare, që sipas nenit 76-b të Ligjit Zgjedhor do të thotë se ndërpriten të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Aleanca për Maqedoni Pozitive para një muaji kërkoi nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) të lejojë të vazhdojë fushata për zgjedhjet parlamentare edhe gjatë heshtjes zgjedhore për ato presidenciale, sepse kjo parti nuk ka kandidat për president. Kjo kërkesë e Aleancës paraqitet për shkak të përputhjes së afateve zgjedhore, si pasojë e asaj se zgjedhjet e jashtëzakonshme për deputetë do të mbahen në rrethin e dytë eventual të zgjedhjeve për president. Kryetari i KShZ-së, Nikolla Rillkovski, është kategorik sa i përket heshtjes parazgjedhore dhe thotë se kjo do të vlejë për të gjitha partitë politike, pa dallim se a kanë apo nuk kanë kandidat në zgjedhjet presidenciale.

“Krahas ngjarjes me përputhjen e votimit të zgjedhjeve presidenciale me fushatën zgjedhore parlamentare, KShZ mori vendim që heshtja të vlejë për të gjitha partitë dhe mediat – deklaroi Rillkovski për Civil MEDIA.

Sipas rregullave të Ligjit Zgjedhor në kontekst të heshtjes zgjedhore, nga hyrja e saj në fuqi, nga e premtja në mesnatë deri në mbylljen e kutive zgjedhore, janë të ndaluara të gjitha format e paraqitjes zgjedhore mediale të pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore.

Sipas ligjit, gjatë heshtjes zgjedhore, mediat nuk guxojnë të shpallin informata, fotografi, audio dhe video materiale lidhur me pjesëmarrësit në zgjedhje. Shkelje e heshtjes zgjedhore konsiderohet edhe lajmërimi i hapur apo i fshehur për ndonjë fushatë zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Back to top button