Britani, edhe një ministër musliman

Sajid Xhavid është emëruar si ministri i dytë musliman në qeverinë e David Cameron, duke u bërë Ministër i Kulturës. Lajmin e bëri të ditur “The Independent”.

Gjatë tërë karrierës së tij ai ka qenë i angazhuar për ndihmë ndaj komunitetit, dhe ka arritur të udhëheqë fushata bamirësie të cilat kanë gjeneruar fonde për personat në nevojë.

Xhavid zëvendëson Maria Miller, e cila dha dorëheqje nga Kabinetit pasi po përballej me një hetim lidhur me shpenzimet e saj.

Në letrën e saj drejtuar Kryeministrit, zonja Miller tha se ishte duke dhënë dorëheqje me “keqardhje të madhe”.

Britania ka një numer të konsiderueshme te muslimanëve, me rreth 2,7 milion myslimanë, kryesisht me origjinë nga Pakistani, Bangladeshi dhe India.

Xhavid është ministri i dytë musliman në qeverinë e Cameron, pas Ministrit për Besim dhe Komunitete. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button