Superkupa e UEFA-s në Shkup, të shtunën mund të bëni foto (FOTO)

Shkupi për herë të parë do të ketë mundësi që të jetë nikoqire e një ndeshje të madhe e futbollit evropian, pasi që Superkupa e UEFA-s do të luhet në “Telekom Arena” më 8 gusht, e ku pjesëmarrës do të jenë fituesi i Ligës së Kampionëve dhe fituesi i Ligës së Evropës. Pasi që në çerekfinale kemi ekipe të mëdha sikurse janë Barcelona, Juventusi, Real Madiri, Bajerni i Munihut dhe ekipe të tjera, do të kenë mundësi që të jenë në terrenin e stadiumit më të madh në Maqedoni.

Superkupa UEFA

Por deri sa ka kohë për ndeshjen në fjalë, trofeu i Superkupës tani më ka arritur në Shkup, kurse dashamirët e futbollit do të kenë rastin ta shohin nga afër dhe të bëjnë fotografi me të. Informacionin e publikoi FFM-ja duke shkruar në faqet e saja zyrtare në internet se të gjithë ata që dëshirojnë ta shohin trofeun janë të ftuar në kompleksin “Shtëpia e futbollit” në lagjen Lisiçe, që të shtunën nga ora 9.00 deri në 18:00 të bëjnë fotografi për të pasur kujtim Kupën në fjalë. /Portalb.mk/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button