Kundërspin: Maxhunkov harron – shumë gjuhësia është që nga socializmi

Akademiku Maxhunkov duhej që ta di se Maqedonia de fakto është vend me shumë gjuhë dhe jo prej tani, por prej kohës së socializmit të hershëm. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, de fakto, edhe me kushtetutë është dygjuhësor, shkruan “Vërtetëmatësi

Akademiku dhe shkrimtari Mitko Maxhunkov, në takimin vjetër të Akademisë (ASHAM), mes tjerash, deklaroi edhe këtë në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si spin:

Spin: Tentimi i tanishëm për futjen e dygjuhësisë në të gjithë territorin çon kah shkatërrimi i karakterit predominant dhe të krishterë të popullit tonë kah shqiptarizimi dhe islamizimi i atdheut tonë. 

[Burimi: Tv Nova, data: 14.03.2017]


Kundërspin: Akademiku Mitko Maxhunkov, i cili është anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Artit në Maqedoni(ASHAM), përgjatë diskutimit jashtë rendit ditor nga takimi vjetor i Akademisë, kërkoi nga ASHAM që të hedh dhe të gjykojë Platformën e partive shqiptare në Kuvendin e RM-së. Përgjatë asaj, dokumentin e vlerëson si thirrje për ridefinim të shtetit dhe kërcënim të unitetit. Mes tjerash, Maxhunkov rrezikun e sheh edhe nga kërkesa e futjes së gjuhës shqipe në të gjithë territorin e Maqedonisë, gjë që e vlerësojmë si spin.

SHUMËGJUHËSIA ËSHTË QË NGA SOCIALIZMI

Maxhunkov do të duhej të ta di se Maqedoni zyrtarisht është vend me shumë gjuhë, dhe jo prej tani, por që nga koha e socializmit të thellë. Javët e fundit nëpër televizionet në nivel kombëtar në Maqedoni disa politikan dhe profesor shqiptar nga Maqedonia i shfaqën disa dëshmi dhe dokumente të tjera në dy gjuhë, ku së pari në gjuhën shqipe pastaj në gjuhën maqedonase, ndërsa të publikuara që nga fundit i viteve të pesëdhjeta të shekullit të kaluar.

Edhe me Kushtetutë e ish Republikës Federative Jugosllave, por edhe në Maqedoni, shumë gjuhësia ka qenë zyrtarisht në përdorim. Atëherë pakicat të cilat janë thirrur si popuj, kanë pasur të drejtë përdorimin e gjuhës së tyre edhe në formë zyrtare

Magjistri Jovan Bliznakovski, drejtor i programit në Institutin për demokraci “Societas Civilis” nga Shkupi, e cila merret me fushën që ka të bëj me politikat multikulturore dhe politikat e identitetit, demokracisë dhe qeverisjes së drejtë, sqaron këtë fenomen. Ai shton se këto pyetje janë zgjedhur “në mënyrë të përparuar” që me Kushtetutën e RSM-së nga viti 1963 dhe afirmimi i ndryshimeve nga viti 1974. Në kolonën për Deutsche Welle, Bliznakovski thot:

 Në të vërtetë, shumëgjuhësua është paraparë në arsim edhe në komunikim me organet shtetërore, tashmë me Kushtetutën e Republikës Socialiste Maqedonase nga viti 1963 (dhe ndryshimet në Kushtetutë prej vitit 1974) dhe kjo është një mënyrë e përparuar. Kushtetuta e atëhershme parasheh barabarësi me gjuhën maqedonase gjatë përdorimit të gjuhëve atëherë të “popujve” (duke cituar terminologjinë kushtetuese) në zona ku jetojnë një numër më i madh i përfaqësuesve nga një grup i ndryshëm nga ai maqedonas. 

DYGJUHËSIA ËSHTË KUSHTETUESE TASHMË 15 VITE

Bllitnakovski jep një pasqyrë të shkurtë edhe të vazhdimit në Kushtetutën e vitit 1992, edhe pse më restriktiv, si dhe me ndryshimet kushtetuese nga viti 2002, me çka arrin në përfundim se Maqedonia është vend dygjuhësor tashmë një dekadë e gjysmë:

 Si pasojë, Maqedonia de fakto është vend shumë gjuhësor edhe atë me dekada, ndërsa në nivel kombëtar është dygjuhësore tashmë 15 vite.  

Kjo është e vërtetuar edhe me Amendamentin V nga Kushtetuta e RM-së me të cilin u ndërrua Neni 7 nga Kushtetuta e vjetër me të cikën ndahej zyrtarizimi dhe përdorimi i gjuhëve në Maqedoni. Në një paragraf të amendamentit thuhet:

Secili qytetar gjatë komunikimit me ministritë mund që të përdor një prej gjuhëve zyrtare dhe shkrimin e asaj gjuhe, ndërsa ministritë përgjigjen në gjuhën maqedonase dhe me shkrim kirilik, si dhe në gjuhën zyrtare dhe shkrim të cilin e përdor qytetari. 

Në vitin 2008 është miratuar ligji i ri për përdorimin e gjuhëve të atyre qytetarëve të cilët nuk e kanë gjuhë amtare gjuhën maqedonase, (Emri zyrtar dhe i tërë në linkun në vazhdim). Ndryshimi praktik i këtij ligji zgjat prej atëherë (sipas Bliznakovskit ky ligj ka rregulla më kufizuese në lidhje me amendamentet kushtetuese të vitit 2002), ndërsa në vitin 2015, në analizën e plotë të porositur nga qeveria dhe Sekretariati për Zbatim të Marrëveshjes Kornizë, janë konstatuar disa dobësi, sipas të cilave qeveria ka par propozim për të cilin pretendon se nuk e ka shqyrtuar. Atë dokument mund që ta shihni në linkun në vazhdim, ndërsa në ueb-faqen është i titulluar si Raport për Implementim të të gjithë politikave të cilat dalin nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit.

Për shkak të gjithë kësaj që u tha më lartë, dhe para së gjithash, për shkak të praktikës dhe realitetit në të cilin jetojmë me dekada, pretendimi i Maxhunkovit se tentimi i tanishëm për dygjuhësi në të gjithë territorin e RM-së është në rrezik edhe për karakterin e krishterë të popullit maqedonas dhe për islamizim dhe shqiptarizim të atdheut tonë, e vlerësojmë si spin të padiskutueshëm.

Platforma e partive të përfaqësuesve të shqiptarëve në Kuvend nuk është asgjë tjetër por një deklaratë, shprehje e vullnetit politik ose qëllimeve të cilat janë të deklaruara si çështje për diskutim me subjektet tjera politike në shtet, për çka edhe “Vërtetmatësi” tashmë ka shkruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button