Volers: Zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike

Në çfarë atmosfere të kalojnë zgjedhjet, ashtu do të jetë edhe sinjali që do ta dërgojë Maqedonia në Evropë dhe botë për kapacitete demokratike në vend, deklaroi sot ambasadori amerikan në Maqedoni Poll Volers në takimin me liderin e LSDM-së Zoran Zaev.

Ai pret zgjedhje të drejta dhe demokratike pa shtypje gjatë fushatës zgjedhor dhe një ditë të qetë në ditën e zgjedhjeve.

“Kjo do të jetë mesazhi që do ta shohin të gjithë. Votimin do ta përcjellin vëzhgues të OSBE-së por edhe vëzhgues nga ambasadat e Maqedonisë. Me rëndësi është që procesi të jetë transparent dhe demokratik, apeloi Volers.

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev deklaroi se partia e tij e di përgjegjësinë që ka si parti më e madhe opozitare dhe do të paraqitet si parti demokratike në zgjedhje por përgjegjësia më e madhe sipas tij i takon Qeverisë e cila udhëheq me institucionet që janë të obliguara për organizimin e zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button