Ivanov: Maqedonia është shembull për standardet e dyfishta dhe hipokrizinë e rendit aktual ndërkombëtar

Standardet e dyfishta të rendit liberal neve na e kontestuan të drejtën e identitetit, por edhe të drejtën e prosperitetit, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në Forumin e pestë global në Baku i cili mbahet sot dhe nesër në Baku të Azerbajxhanit.

Duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare, përmes prizmit të gjeopolitikës dhe gjeografisë, presidenti Ivanov, siç është theksuar në kumtesën e kabinetit të tij, e theksoi paradoksin me të cilin ballafaqohet Maqedonia lidhur me rendin liberal dhe dëshirën për liri.

Ivanov theksoi se pavarësia e Maqedonisë para 26 viteve filloi me shënimin e liberalizmit politik dhe të rendit liberal, ndërsa ideja për liri pati fuqi që ta transformojë shoqërinë tonë. Maqedonia u bë kryesuese e integrimit evropian dhe euroatlantik në rajon, tha Ivanov, por megjithatë u ballafaqua me një paradoks të madh.

баку форум

“Maqedonia është rast i kolapsit të rendit liberal pas Luftës së Dytë Botërore. Maqedonia është vendi i vetëm, që në OKB nuk e ka të drejtën e identitetit personal. I kontestohet e drejta e vetëidentifikimit, e drejta themelore e çdo individi dhe e çdo shteti në rendin ndërkombëtar. Maqedonisë i është shkurtuar e drejta e prosperitetit. I janë bllokuar integrimi në NATO dhe BE. Kjo e dëshmon hipokrizinë e këtij rendi ndërkombëtar me standardet e dyfishta”, porositi presidenti Ivanov.

Megjithatë, shtoi Ivanov, rendi është në krizë, ndërsa vetë ideja e lirisë, duke pyetur nëse ky jostabilitet është vetëm episod i cili do të kalojë ose moment definimi në historinë e botës.

“Në kushte të krizës, ka vetëm dy ide të cilat mund t’i mobilizojnë njerëzit – shpresë dhe frikë. Sot, shpresa është gjithnjë e më e rrallë. Ndërsa sa më pak shpresë, aq më shumë frikë”, theksoi presidenti në fjalim.

Duke folur për Evropën, Ivanov theksoi se e ardhmja e saj duhet të shihet si periudhë e transformimit dhe përgatitjes për sfidat në mijëvjeçarin e tretë.

баку форум

Gjatë vizitës së punës, presidenti Ivanoc do të realizojë takime bilaterale me presidentin e Republikës së Azerbajxhanit, Ilham Aliev dhe me presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button