Gruevski: Problem është kur maqedonasit detyrohen ta mësojnë shqipen

Kryeministri Nikolla Gruevski duke folur në emisionin ‘Jadi Burek’ është shprehur se dëshiron 62 mandate deputetësh me qëllim që të mos kushtëzohet nga BDI-ja për zgjedhjen e presidentit në parlament apo imponimin e gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit.

“Unë nuk kam asgjë kundër shqipes. Megjithatë ti detyrosh me forcë njerëzit në Strumicë, Gjevgjeli, Kratovë në Shkup që me çdo kusht të mësojnë shqip, kjo veçmë është problem”, është shprehur Nikolla Gruevski.

“Kjo nuk do të thotë se nuk do kemi partner koalicioni, por në këtë rast nuk do mundej të bënte kushtëzime jo parimore të llojit ‘të ndryshojmë kushtetutën që presidentin të mos e zgjedh populli por BDI-ja.  Apo të ketë dygjuhësi në gjithë shtetin që të gjithë të mësojnë shqip, unë nuk kam asgjë kundër shqipes. Megjithatë ti detyrosh me forcë njerëzit në Strumicë, Gjevgjeli, Kratovë në Shkup që patjetër të mësojnë shqip, kjo veçmë është problem”, ka shtuar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button