Protestat e VMRO-DPMNE-së, Zhbogar: Vendimet merren në institucione, jo në rrugë

Euroambasadori Samuel Zhbogar sot ka qenë në Vallandovë në kuadër të projektit “BE për Ty”, nga ku ka porositur se vendi duhet të fokusohet në rrugët drejt integrimeve euro-integrimeve dhe se është e nevojshme një Qeveri stabile për ta nisur procesin, njofton Portalb.

“Kur ta kujtojmë Përzhinën do ta shohim se ai është një proces i mundimshëm, megjithatë solli zgjidhje. Prej saj duhet ende që të plotësohet disa punë të caktuara, përpara se gjithash prioritetet reformuese. Shpresoj se Qeveria e ardhshme do të përkushtohet në plotësimin e reformave”, deklaroi Zhbogar.

Në lidhje me protestat e organizuara nga njerëzit e eksponuar dhe simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, euroambasadori thotë se ajo është e drejtë e pacenueshme e çdokujt, derisa nuk ka trazira dhe nuk ka sulme ndaj gazetarëve dhe gjuhë të urrejtjes.

“Megjithatë, edhe pse politikanët duhet t’i dëgjojnë protestuesit, vendimet merren në institucione dhe jo në rrugë”, shtoi Zhbogar.

Zhbogar gjithashtu ka thënë se Brukseli ka interes të madh për ngjarjet që ndodhin në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button