Championsi i “mallkuar” për Ibrahimoviç

Mund të ishte sezoni i duhur për të fituar Topin e Artë. Por nuk do të jetë kështu. Faji është i Championsit të mallkuar, kompeticionit më elitar për klube, me të clilin nuk arrin të ketë ndjesinë e duhur. Dhe të mendosh që deri në sfidën e shtëpisë me Chelsean, deri në atë moment të mallkuar dëmtimi, gjithçka dukej në rrugën e duhur.

10 gola në këtë kompeticion nuk i kishte shënuar kurrë më parë, por Zlatan Ibrahimoviç, mbreti i Parisit, duhet të abdikojë. Ai, i ulur në tribunën e “Stamford Bridge”, sheh Paris Saint Germain e tij jashtë Champions League.

Ka dhënë maksimumin dhe nuk ka asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi. Ndryshe nga sezonet e mëprashme, kur gjithmonë bënte ndonjë nga çmenduritë e tij dhe merrte kritika pafund. Nuk është rastësi që në 12 sezone ka arritur vetëm një herë në gjysmëfinale, pikërisht në vitin 2010 me Barcelonën. Atëherë u eliminua nga Interi, kur vetëm pak muaj më parë vishte fanellën zikaltër, transmeton Supersport.

Edhe në sezonet e mëparshme me skuadrat italiane rezultoi një zhgënjim i vërtetë. U eliminua në çerkfinale me Juventusin si nga Liverpooli në 2005, ashtu edhe me Arsnealin një vit më pas. Gjithmonë i nxjerrë jashtë gare në 1/8 edhe kur luante me Interin, që e eliminua në tre sezone radhazi nga Valencia, Liverpooli dhe M. United. Edhe me Milanin pati të njëjtin fat, u ndal në 1/8 nga Tottenham në vitin 2011, kurse një vit më pas u eliminua nga Barcelona në çerekfinale.

I njëjti fat edhe në sezonet e fundit. Sërish në çerekfinale me Barcelonën edhe me bluzën e Paris Saint German. Ky duhej të ishte viti i duhur, por Zlatan dhe Champiosn Ligë nuk janë bërë për njëri-tjetrin.

Lajme të ngjashme

Back to top button