TM: I gjithë procesi zgjedhor është kontestues!

Komisioni Shtetëror për parandalim të korrupsionit mbetet e shurdhër dhe e verbër për shkeljet flagrante në procesin zgjedhor, keqpërdorimin e dukshëm që e bëjnë vazhdimisht anëtarët e Qeverisë, të cilëve me Kodin zgjedhor u është e ndaluar të kryejnë punë gjatë fushatës zgjedhore, tregojnë të dhënat e raportit të Transparencë Maqedoni.

„Lista zgjedhore paraqet histori në vete. Numri i votuesve për këto zgjedhje është zvogëluar për dallim nga numri i votuesve vitin e kaluar për 12.500 votues. Nga të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme numri i personave që janë pajisur me dokumente del të jetë më ndryshe dhe me këtë numri i votuesve mund të jetë më i madh. Për këtë shkak vlerësojmë se Lista zgjedhore mund të jetë shumë e dyshimtë”, vlerësojnë nga TM.

Ata theksojnë se duke pasur parasysh faktin që dy institucionet kyçe që ekzistojnë për parandalimin e cirkut zgjedhorë nuk funksionojnë dhe vihet në pyetje legjitimiteti i gjithë procesit dhe rezultateve të saj. 

Lajme të ngjashme

Back to top button