Gjashtë shtetas të Shqipërisë janë dëbuar nga Maqedonia

Gjashtë shtetas të Shqipërisë nga Librazhdi dhe Kukësi, të cilët dje në mëngjes janë zbuluar gjatë bastisjes së një shtëpie në fshatin Çajle të Gostivarit, janë deportuar në vendin amë, informojnë nga SPB Tetovë.

Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Jostifovski, gjatë bastisjes të realizuar me urdhër gjyqësor nga nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni policor Gostivar në shtëpinë dhe në hapësirat ndihmëse të 52-vjeçarit D.J. në fshatin Çajle të Shkupit janë zënë disa persona, të cilët nuk kanë pasur të rregulluar qëndrimin në vend.

“Pas bisedës së kryer me ta, dje pasdite janë nxjerrë para gjykatësit për kundërvajtje në Gjykatën Themelore Gostivar. Pak më vonë përmes vendkalimit kufitar Bllato, ata janë deportuar në vendin e tyre amë, pasi që paraprakisht u janë shqiptuar ndalesa për hyrje në vendin tonë nga një deri në pesë vjet”, tha Josifovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button