Ahmeti shpalos programin e BDI para bujqve dhe blegtorëve

Për t’i njoftuar qytetarët me programin zgjedhor, Bashkimi Demokratik për Integrim zhvilloi paraditen e sotme një takim sipas modelit “toën hall” me bujqit dhe blegtorët e pjesës rurale të Shkupit, ku bëjnë pjesë fshatrat Hasanbeg, Straçincë dhe Haraçinë. 

Përmes një komunikimi pyetje-përgjigje, përfaqësuesit e BDI-së folën me kompetencë mbi secilën çështje të shtruar nga punonjësit e sektorit bujqësi-blegtori, duke sqaruar zgjidhjet që ofrojnë projektet e parapara në këtë fushë. 
Në takim morën pjesë kandidatët për deputetë në Njësinë nr. 2 dhe kryesuesi i Listës, z. Rexhail Ismaili.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti vlerësoi në fjalën e tij punën që kryejnë veprimtarët e këtij sektori, duke theksuar rëndësinë që ka ky i fundit në jetët tona. 

 Ahmeti tha se, një popull që ka bujqësinë e zhvilluar nuk mund të kurrë krizë buke dhe se, fatmirësisht, natyra i ka dhuruar vendit tonë mundësira për zhvillimin e këtij sektori. 

“Bujqësia dhe blegtoria janë si ajri që thithim në çdo moment, në çdo kohë. Sepse kështu kemi nevojë edhe për ushqimin ditor. Pa ajër, pa bukë dhe pa produkte qumështore nuk ka jetë”, tha në hyrje të fjalës së tij Ahmeti. 
Ai shtoi se, duhet shfrytëzuar maksimalisht mundësitë natyrore që posedojmë, por se këtij qëllimi mund t’ia  dalim veçse përmes komunikimit dhe përfshirjes në politikat zyrtare të kërkesave dhe të nevojave të qytetarëve. 

Politika e ka për obligim, vijoi Ahmeti, të krijojë kushte më të mira dhe programe që mënjanojnë pengesat e ofrojnë udhëzime sesi të zhvillohet ky sektor. 

“Tradicionalisht, ne jemi punëtorë. Pjesa më e madhe jona nuk është rritur me bukën e huaj, por me prodhimet vendase, falë djersës së prindërve tanë. Sot po ndodh fenomeniemimigrimit dhe po hasim raste kur bujqit e blegtorët tanë ruajnë kopetë në ndonjë ngavendet evropiane. Atje ku punon rinia jonë, begatia mbetet atje, kurse këtu na mbetet varfëria. Sa më shumë begati andej, aq më shumë varfëri këndej”, tha z. Ahmeti,duke kërkuar investimin e punës në tokat tona.

Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, njëherësh Sekretar i Përgjithshëm, Abdylaqim Ademi vuri në dukje rëndësinë që ka ky takim duke theksuar nevojën e miratimit nga qytetarët të programit zgjedhor. 
Ndërsa drejtuesi i Komisionit për Hartimin e Platformës Zgjedhore, Fatmir Besimi  foli mbi mundësitë që ofron programi i BDI-së, si dhe për reformat që propozon kjo e fundit për të lehtësuar shfrytëzimin e të mirave financiare të shtetit dhe të Bashkimit Evropian. 

Ai bëri me dije se, fondet e BE-së për këtë sektor kapin deri sot vlerën prej 65 milionë eurosh, por nënvizoi se janë shfrytëzuar vetëm 8 milionë euro. Besimi njoftoi gjithashtu se, BE ka ndarë tashmë dhe një fond për 6 vitet e ardhshme në vlerë 90 milionë euro.

“Kanë mbetur dhjetëra miliona euro që nuk janë shfrytëzuar dhe na presin edhe dhjetëra e dhjetëra miliona të tjerë. Prandaj ne propozojmë reforma që këto mjete t’i shfrytëzojmë bashkërisht dhe të zhvillojmë sektorin e bujqësisë e blegtorisë, me të cilin na lidh ngushtësisht tradita jonë”, tha Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button