Ceca lirohet nga akuzat

Svetllana Raznatoviq dhe dhëndëri i saj Predrag Ocokoliqem, janë liruar sot nga akuzat për sulm fizik ndaj kryetarit të “FK Mladi Proleter”, Aleksandar Olareviq.

Gjykatësi Danijell Kosh, i liroi nga akuzat me arsyetimin se nuk janë gjetur prova konkrete që dëshmojnë se ata kanë kryer ndonjë vepër penale apo kërcënim nga Olareviqit, i cili kohë më parë kishte ngritur padi kundër tyre, transmeton ORAinfo.

Thuhet se pala mbrojtëse ka të drejtë të paraqes ankesë në lidhje me këtë gjykim në gjykatën e Apelit në Beograd.

Lajme të ngjashme

Back to top button