Paraburgim për gjashtë gardianët që vranë Karelin

Gjashtë prej tetë gardianëve të burgut të Nigritas, që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen, e Ilia Karelit, janë dërguar në qeli, pas deponimeve në hetuesi, që kanë zgjatur nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë të martën.

Dy gradianë të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Të pandehurit që implikohen në torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit janë gjithësej 15. 

Shtatë të tjerët janë thirrur për t’u paraqitur sot në hetuesi. Por sipas avokatëve të tyre, ata do të paraqiten sot vetëm për të marrë dosjet e akuzës dhe do të kërkojnë disa ditë afat që të përgatitin deponimet e tyre./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button