Vllasi: Shqiptarët i detyruan të ishin në RSFJ e Serbi

Azem Vllasi, ka ritreguar për sulmin kundër tij, ka folur për Haradinajn, Beogradin dhe marrëdhëniet ndërmjet serbëve e shqiptarëve.

Vllasi, duke folur rreth sulmit, për portalin serb ‘alo’, ka thënë se është sigurt se motivi nuk është i natyrës personale. Unë dhe familja ime askujt nuk i kemi borxh, askënd s’e kemi tradhtuar e as fyer. Është e qartë se bëhet fjalë për tentim vrasje dhe heshtje të atij që e ka porositur, transmeton Koha.net.

Duke folur rreth asaj se kush mund ta ketë porositur vrasjen e tij, ai ka thënë se dyshon që sulmin ta kenë bërë ata që pengon qëndrimi i ti i lirë. “Në Kosovë veprojnë shumë organizata sekrete që dëshirojnë të bëjë kaos dhe të nxisin trazira. Dëshirojnë që shqiptarët të luftojnë ndërmjet . Mu për këtë mendoj se dhe dyshoj që ky të ketë qenë qëllimi i sulmit kundër meje”, ka thënë Vllasi.

Ai e ka hedhur poshtë mundësinë që sulmi ketë lidhje me formimin e Gjykatës Speciale:

“Nuk ka lidhje. Unë nuk kam qenë dëshmitar i shkatërrimeve të luftës, atëbotë kam qenë jashtë këtyre ngjarjeve, ashtu që nuk do të dëshmoj kundër askujt dhe nga kjo pikëpamje nga unë nuk duhet të frikësohet askush. Megjithatë, sot çdo gjë është e mundur. Jetojmë në një botë të egër, dhe, për një grusht dollarë mund të porositet vrasja e kujtdo, pa ndonjë bazë, e edhe vrasja ime. I vetmi rast kur kam qenë dëshmitar ka qenë ai në Tribunalin e Hagës për procesin që kjo Gjykatë e zhvillonte kundër Slobodan Milosheviqit dhe kjo ka ndodhur në vitin 2006.

Në pyetjen se çfarë mendon për Slobodan MiIlosheviqin, Vllasi është përgjigjur:

“Ai nisi të shkelte nëpër Jugosllavi si elefant, zhvilloi politikë të çmendur dhe me arrogancën e vet kundër Kosovës e shqiptarëve shkaktoi kaosin. Për shkak të tij dhe politikës së tij të gjithë ikën nga Jugosllavia. E shkeli autonominë tonë e shqiptarët asgjë më shumë nuk dëshironin. Po të mos e kishte bërë këtë, ndoshta, Kosova sot do të ishte në Serbi. E dini, thënë të vërtetën, ne shqiptarët kurrë s’kemi qenë të RSFJ-së e të Serbisë, gjithmonë kemi qenë të detyruar të jemi në të.

Vllasi ka komentuar edhe vendimin e Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e patundshmërisë së ish- Jugosllavisë e të Serbisë si prona të Kosovës:

“Ky është një vendim krejtësisht normal dhe i pritur. Këtu është zbatuar modeli që është aplikuar në të gjitha rastet që ish – vendet e RSFJ-së u larguan nga Jugosllavia, ashtu që me suksesin edhe Kosova ka të drejtë ta “përvetësojë” pasurinë që gjendet në territorin e vet. Këtë e bëjnë të gjitha vendet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button