Angellov: Protestuesit e VMRO-DPMNE-së e rrezikojnë Maqedoninë

“Është më se e qartë se protestat janë të organizuara nga VMRO-DPMNE. Besoj se qytetarët të cilët dalin në protestë mendojnë se me të vërtetë e mbrojnë unitaritetin e shtetit edhe pse nuk janë të vetëdijshëm se në atë mënyrë vetëm mund ta rrezikojnë Republikën e Maqedonisë”, porositi lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov, njofton Portalb.mk.

Për protestat e të ashtuquajturës iniciativë  qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, thotë unitariteti i shtetit nuk është i rrezikuar dhe se, sipas tij, ligjet “kontestuese që dalin nga Platforma nuk mund të sillen pa dy të tretën e shumicës parlamentare”.

Angellov, gjithashtu i bëri edhe thirrje presidentit Gjorge Ivanov që “të mos e shkelë Kushtetutën dhe t’ia japë mandatin Zoran Zaevit të LSDM-së”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button