Lazarat, në fshatin ku çdo familje prodhon deri 1 ton marihuanë në vit

Llogaritet se tregu ilegal i marihuanës në Lazarat, në një vit arrin në 4 miliardë euro, gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Televizioni Italian RaiUno hyn në Lazarat për të realizuar një reportazh nga fshati ku çdo familje prodhon deri në 1 ton marijuanë në vit.

I dërguari i Bruno Vespës në Shqipëri, gazetari i njohur Italian që drejton emisionin “Porta a Porta”, sjell dëshmi konkrete të atij trafiku droge që prodhohet në Lazarat dhe furnizon tregun Evropian.

Çdo familje në Lazarat prodhon mesatarisht 1 ton marihuanë në vit. 1 kg shitet 300 euro.

Kanali i Otrantos për skafistët, është trampolina drejt Italisë. Trafikantët paguhen 200 euro për një kilogram “thotë gazetari italian i cili e mbyll reportazhin e tij gati 4 minutash duke thënë se “tentojnë të shkatërrojnë këtë drogë, por do t’iu duhet shumë vite.

Llogaritet se vetëm tregu ilegal i marihuanës në Lazarat, në një vit arrin në 4 miliardë euro, gati sa gjysma e Prodhimit të Brendshëm Bruto”.

“OraNews”, bënë të ditur se ky reportazh u transmetua në emisionin “Porta a Porta”, në Rai Uno. Pjesë e tij ishte edhe intervista me kryeministrin Edi Rama si dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Droga transportohet me kalë. 100 kilogram drogë bart një kalë. Në Lazarat, në Shqiperi, ku ne të gjithë fshatin kultivohet mariuana, në shtëpi dhe në mes të ditës, policia nuk mund të futet. Këtu është Antishteti. Edhe Forcat Speciale gjatë natës janë të detyruara të qëndrojnë në kodra, larg qendrave të banuara.

Gazetari i është bashkuar natën, një aksioni të forcave speciale, por që nuk arrin të realizohet.

Edhe Forcat RENEA e pranojnë.”Nga Lazarati, droga shkon në të gjithë Evropën”.

Të nesërmen në mëngjes, në komisariatin e Gjirokastrës na informojnë se është pothuajse e pamundur të filmosh në Lazarat. Pas disa tentativave, në një lokal takojmë kryetarin e komunës së Lazaratit.

“E di që në fshatin tim ka shumë marihuanë, por nuk e kam idenë se ku përfundon. Bashkëfshatarët e mi, për të rritur fëmijët e tyre, janë të detyruar të kultivojne drogë. Nuk kanë me çfarë të merren tjetër. Por kërkojmë mundësi të reja punesimi”, thotë Aliko.

Pas përfundimit të intervistës Aliko na thotë se në Lazarat do ta presë zëvendësi i tij, por është një “grackë”.
Me të mbërritur në fshatin me gati 4 mijë banorë, braktisemi nga të gjithë.

“Vjedhim” vetëm pak imazhe më pas ndiqemi nga makina. Banesat janë të rrethuara me mure shumë të larta.

Në sheshin e vogël janë furgonë që presin kultivuesit. Parcelat në këtë periudhë të mbjelljes duken në të gjithë oborret e shtëpive.

“Pas një muaji këtu do të jetë gjithcka e lulëzuar nga kanabisi”, komenton gazetari nga dritarja e një banese, duke treguar me gisht parcelat e mbjella.

Sipas shifrave të policisë janë 350 mijë rrënjë kanabis të kultuvuara në 320 hektarë tokë.

Fshatari hap gropën gati për të mbjellë marihuanën. 9 nga 10 familje bëjnë këtë punë. Në fshat punojnë fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Endri është 77-vjeç. “Shefi im më paguan 10 euro për 12 orë punë. Më mjaftojnë”, thotë ai.

Çdo familje në Lazarat prodhon mesatarisht 1 ton marihuanë në vit. 1 kg shitet 300 euro.
Kanali i Otrantos për skafistët, është trampolina për drejt Italisë. Rajoni i Puglias, nga Brindisi në Leçe është ndalesa e parë.

Esadi, trafikanti i drogës thotë “Kam trafikuar klandestinë. Me të mbaruar klandestinët shpesh trafikojmë drogë nga Lazarati”.

Për çdo kiligoram paguhemi 200 euro. Nëse deti është i qetë bëjmë edhe 2 rrugë në muaj. Gomonet i fshehim në pyll, pranë lumit Seman. Në portet e Vlorës dhe të Durrësit janë dhe forcat tona të Guardia Di Financa, që kontrollojnë për të ndaluar këtë trafik.

Në muajt e fundit është rritur sasia e drogës e sekuestruar. Dhjetra kamionë si ky (tregon pamje të një kamioni të sekuestruar) janë sekuestruar.

Lazarat para së gjithash nuk duhet luftuar por duhet shpëtuar. Një aksion policor nuk mjafton sepse problem është cfarë do të ndodhë një ditë më pas. E rëndësishme është shfrytëzimi i instrumenteve të zhvillimit ekonomik e social.

Në Tiranë, 300 km në veri të Lazaratit, Qeveria shqiptare për herë të parë na hap dyert e disa prej depozitave ku ruhet droga e sekuestruar.

Kokainë, heroinë dhe mbi të gjitha mariuanë e konservuar nëpër pako është gati për tu shkatërruar. Tentojnë të shkatërrojnë këtë drogë, por do u duhet shumë vite.

Lajme të ngjashme

Back to top button