Apple kërkon 2.19 miliardë dollarë nga rivali Samsung

Në rastin e fundit gjyqësor mes Apple dhe Samsung, kjo e fundit pati përfunduar duke paguar një shumë prej 930 milionë dollarësh, edhe pse vendimi fillestar ishte që Apple të dëmshpërblehet për një shumë edhe më të lartë se kaq.

Tani është thënë se Apple ka kërkuar një dëmshpërblim të ri nga Samsung, vlera e të cilit arrin në 2.19 miliardë dollarë, të cilat kompania amerikane po i kërkon nga Samsung për dëmet që lideri botëror i telefonave mobil ia ka shkaktuar asaj, transmeton Telegrafi.

Apple e ka punësuar ekspertin e dëmeve, Chris Vellturo, i cili ka sqaruar se dëmet janë kombinim i fitimeve të humbura dhe komisioneve pë patenta nga të cilat Samsung ka përfituar kur i ka prodhuar telefonat e saj.

Apple pohon se Samsung ka arritur që ti shesë më shumë se 37 milionë telefona dhe tablet, të cilët e kanë përdorur teknologjinë e Apple.

“Është një treg shumë i madh, dhe Samsung ka shitur shumë në treg” ka thënë Vellturo, para se ta sqarojë se si ka ardhur deri tek kalkulimi i shumës prej 2.19 miliardë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Back to top button