fbpx

Jahjaga: Garantojmë shtetësinë që e kemi ndërtuar

Zyrtarë të lartë vendor në gjashtë vjetorin e Kushtetutës së Kosovës theksuan se serioziteti, pjekuria dhe niveli demokratik i një vendi matet me përmbajtjen kushtetuese dhe legjislative si dhe me zbatimin e tyre.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në ceremoninë e organizuar me rastin e gjashtë vjetorit të Kushtetutës së Kosovës tha se ndodhemi para sfidave që përcaktojnë të ardhmen e vendit.

Ajo tha se veprimet sado të vështira të jenë do të përmbyllin një kapitull të historisë.

“Ne garantojmë rrugën përpara dhe qëndrueshmërinë e shtetësisë që e kemi ndërtuar”, tha presidentja e vendit, Jahjaga.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se serioziteti, pjekuria dhe niveli demokratik i një vendi matet me përmbajtjen kushtetuese dhe legjislative si dhe me zbatimin e parimeve të kushtetuese e kornizës ligjore.

Ai tha se pavarësia na dha Kushtetutën, por Kushtetuta duhet të jetë garancia e pavarësisë, sovranitetit dhe rendit demokratik e ligjor.

Krasniqi tha se respekti dhe zbatimi i Kushtetutës fillojnë nga institucionet më të larta deri tek qytetarët e zakonshëm, duke u kthyer në kulturë e jo vetëm obligim.

Ai tha se Kushtetuta është akt i shenjtë dhe nuk duhet lejuar askënd ta cenojë.

Kreu i Kuvendit tha po ashtu se Kosova respekton të drejtat e komuniteteve pakicë sipas standardeve më të larta ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button