Edona James: Me pelqejnë meshkujt serb! (Vdieo)

Edona James (Kujtim Shehu), shqiptari që e ka ndërruar gjininë, ka arritur në Serbi për të qenë mysafir/e e emisionit “Ami G Show” të televizionit serb “Pink”.

Më këtë emision Edona është prezantuar si shqiptare e Kosovës, derisa ka folur në gjuhën gjermane.

Edona ka thënë se idhull i saj është këngëtarja serbe, Jelena Karleusha.

“Shqiptari para ndryshimit të gjinisë është quajtur Kujtim Shehu dhe është me prejardhje nga Kosova, kurse në fillim të emisionit ka thënë se gjithmonë është ndjerë si femër”, raportojnë mediat serbe.

“Jelena (Karleusha është ikonë për mua, është e njohur dhe më ndryshe. Ajo është shembull për mua kur bëhet fjalë për modë. Jelena për mua është mbretëreshë”, ka thënë Edona në emision.

Sa i përkët operacioneve për ndryshimin e gjinisë, Edona ka thënë se kjo i ka kushtuar shumë, derisa ka shtuar se i pëlqen shumë Beogradi.

“Tashmë kam dy ditë që kam ardhur në Beograd dhe e dua këtë qytet. Këtu është shumë bukur dhe do të qëndroj gjatë gjithë javës. Do të shoh shumë nga ky qytet dhe do t’i frekuentoj klubet e natës. Me pëlqejnë edhe meshkujt serb, janë më të bukurit”, ka thënë ajo, duke shtuar se për fat është e martuar!

Edona më herët ka qëndruar edhe në Kosovë, derisa më parë ka punuar si prostitutë ku ka thënë se është paguar rreth 1000 euro për një natë. Kujtimi (Edona) është me prejardhje nga Suhareka.

Lajme të ngjashme

Back to top button