Çerdhja e harruar e Sllupçanit (Foto)

Në fshatin Sllupçan tani më trembëdhjetë vite nuk funksionin çerdhja për fëmijë dhe banorët janë të detyruar që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkollën fillore e cila gjendet në periferi të fshatit dhe aty t’i lënë fëmijët nën kujdesie.

Banorët ndjehen të revoltuar dhe të dëshpëruar për gjendjen e tillë dhe thonë se ky objekt shkollor funksiononte deri para konfliktit të 2001 e më pas është bërë në një situatë të këtillë.

“Na kanë thënë që kjo shkollë nuk mund të rregullohet dhe kanë hapur themelet për të ndërtuar një të re, por kjo ka pesë vite që ka ndodh dhe objekti është ende në fazën e fillimit. As nuk punohet aty as nuk rinovohet objekti i ri. Është e tmerrshme”, tha Hadi Osmani, banor i këtij fshati.

Ndërkaq, ndërtimi i këtij objekti nuk bën pjesë në platformën e BDI-së 2011-2015 por as në platformën e re të saj, gjë që krijon dëshpërim tek banorët.

Kjo nuk është e vetmja çerdhe e pa ndërtuar, që nga viti 2009 e deri më tani çerdhet e fëmijëve në Likovë si dhe në Saraj kanë mbetur të pandërtuara dhe jo funksionale për fëmijët e këtyre komunave.


Po ashtu ai bëri të ditur se nevoja për një çerdhe është shumë e nevojshme në këtë vend. “Duhet të ndërtohet pasi që ka nevojë fshati. La shumë fëmijë të cilët bëjnë rrugë të gjatë për të shkuar në shkollë në periferi të fshatit. Edhe nëse ndonjëherë ndërtohet një shkollë këtu tek ne do të ndërtohet me paratë e vetë fshatarëve sepse më kemi humb shpresat”, theksoi Osmani.

“Problem është partia që është në qeveri. Ajo nuk u përkujdes për këto punë që kane filluar dhe janë lënë në gjysmë. Se u lodhëm që dhjet vite vetëm fjalë e punë hiq. Populli kërkon më pak fjalë e më shumë punë”, tha Fitor Aziri, po ashtu banor i këtij fshati.


Kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë (LASH), të Kumanovës, Etem Xheladini bën të ditur se gjendja e shkollave në përgjithësi në këtë rajon është e mjerueshme. 

“Shkollat tona shkollat shqipe janë në gjendje të mjerueshme. Përderisa maqedonasit mësojnë në kushtet më të mira dhe më të avancuara ne sërish ballafaqohemi me problemin e hapësirës, me mos ndërtimin e objekteve si dhe me mungesën e kushteve të mira dhe të nevojshme për mësim. Partitë politike duhet të kuptojnë se vepra mban peshë më shumë se fjala”, tha Xheladini. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button