fbpx

Më tepër ‘fishkëllima’ në kërkimin për aeroplan

Zyrtarët e Australisë thonë se janë zënë dy “fishkëllima” të reja në kërkimet për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë në fluturimin MH370.

Zyrtari australian, Angus Houston, tha se një zhurmë ishte hetuar dje pasdite, ndërsa tjetra ishte dëgjuar mbrëmë. Të dy zhurmat kishin zgjatur më tepër se pesë minuta.

Gjatë fundjavës së kaluar, Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se janë zënë dy sinjale të ngjashme me ato të kutisë së zezë.

Aeroplani ishte zhdukur më 8 mars me 239 udhëtarë në të.

Lajme të ngjashme

Back to top button