Sot votojnë anëtarët e këshillit zgjedhor

Në vendvotimin 5050 në Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot do të votojnë 294 anëtarë të këshillave zgjedhor për zbatimin e votimit për zgjedhjet presidenciale në Përfaqësitë Diplomatiko-Konsullore (PDK) dhe zyrat konsullore të Republikës së Maqedonisë jashtë vendit. Këtë vit për herë të parë në zgjedhjet presidenciale do të mund të votojnë edhe shtetasit e Maqedonisë të cilët punojnë apo qëndrojnë jashtë vendit.

Për votimin në diasporë, që do të mbahet të shtunën një ditë para zgjedhje, janë paraqitur 8.332 shtetas të Maqedonisë, prej 70.305 të regjistruar në listën zgjedhore. Në NJZ 7 (Evropë dhe Afrikë) do të mund të votojnë 5.892 shtetas të Maqedonisë (Evropa dhe Afrika) dhe NJZ 8 (Amerikën Veriore dhe Jugore) 1.426 dhe NJZ 9 (Australi dhe Azi) 1.014.

Votim do të ketë në 34 vendvotime në diasporë, prej gjithsej 47. Nuk do të votohet në 13 vendvotime sepse atje janë paraqitur më pak se 10 votues edhe atë në Kajro, Athinë, Doha, Talin, Varshavë, Selanik, Budapest, Tel Aviv, Moskë, Madrid, Kiev, Oslo, Nju-Delhi.

Të shtunën gjithashtu do të votojnë edhe 39 të zhvendosur brenda vendit, ushtarët, personat e sëmurë dhe të pamundur, 1.706 persona të cilët janë duke e vuajtur dënimin me burg dhe nëse janë paraqitur personat në burg shtëpiak.

Zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni do të mbahen të dielën më 13 prill, ndërsa zgjedhjet e parakohshme parlamente do të mbahen më 27 prill. 

Lajme të ngjashme

Back to top button