Partitë politike vazhdojnë me fushatën

Partitë politike sot e vazhdojnë fushatën presidenciale dhe fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Bashkimi Demokratik për Integrim tubim për zgjedhjet parlamentare do të mbajë në Dollnen, ndërsa do të realizojnë takime me qytetarët në Krushevë dhe në Pllasnicë.

Kandidati për president i PDSH-së Iljaz Halimi dhe kandidatët për deputetë do të mbajnë tubime në Strugë dhe Gostivar.

Kandidati presidencial, Gjorge Ivanov i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” dhe kandidatët për deputetë do të mbajnë mitingje në Radovish she Strumicë, ndërsa do t’i vizitojnë Novosellën, Bosillovën dhe Vasilevën.

Kandidati për president i LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski do të mbajë tubim në Prilep dhe takime me qytetarët e Krivogashtanit, Krushevës, fshatrave Norodoll, Alldincë, Zhitoshe, Llazahn dhe Cërnilisht. Kryetari dhe zëvendëskryetarja e LSDM-së, Zoran Zaev dhe Radmilla Shekerinska do t’i vizitojnë komunat Konçe, Radovish, Shtip dhe vendet përreth.

Kandidati për president Zoran Popovski dhe kandidatët për deputet do të mbajnë miting në lagjen Aerodrom të Shkupit dhe do të zhvillojë takime me qytetarët në Çento, Autokomandë, Çarshi të Vjetër, Fushë Tophanë dhe në fshatin Kadinë.

Kryetari i VMRO-Partisë popullore Lupço Georgievski dhe bartësi i listës së VMRO-PP Goran Loteski do të realizojnë takim me qytetarët në Gostivar dhe në Tetovë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button