Diell paradite, shi pasdite

Moti paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla. Pasdite vranësirat do të rriten së pari në pjesët veriperëndimore dhe do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe me bubullima. Nga fundi i ditës do të fillojë të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore.

Temperatura do të lëvizë prej 11 deri në 25 gradë Celsius.

Në Shkup paradite do të jetë mot me diell me vranësira më të vogla, ndërsa pasdite do të jetë mot jostabil me shi të rrëmbyeshëm të shkurtër dhe bubullima. Nga fundi i ditës do të fillojë të fryjë erë e mesme veriore deri e fortë.

Temperatura do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.

Gjatë natës dhe të enjten do të fryjë erë e mesme deri në të përforcuar kryesisht erë veriore, e cila do të shkaktojë rënie të temperaturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button