Pollozhani: Euromilku është ‘borxhli’ i Shkëndijës

Shkëndija nga e marta është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa nga një herë do të ushtrohet të enjten, të premten dhe të shtunën

Humbja nga Bregallnica të shtunën e kaluar në Tetovë, ndërpreu serinë e Shkëndijës prej tre fitoreve me rradhë dhe tërhoqi ekipin një hap mbrapa. Mirëpo duke ditur se ajo që ka kaluar nuk mund të kthehet, futbollistët dhe stafi teknik gjithë vëmendjen e kanë kthyer kah sfida e së dielës me Euromilkun në Shkup, ku kërkohet start i një serie të re të fitoreve. 

Euromilku është ‘borxhli’ i madh i Shkëndijës, pasi këtë sezon dy herë ka mundur ‘kuqezinjtë’ me të njëjtën ‘recetë’, mirëpo tani gjërat ndryshojnë dhe pritet të shihet reaksioni i skuadrës që ka patjetër të fitojë. 

Artim Pollozhani, ka thënë se skuadra do të tentojë të kthejë gjërat në kahje pozitive pikërisht kundër Euromilkut. “Ata na kanë shumë borxh neve dhe mendoj se ka ardhur koha t’u kthejmë disa gjëra. Të gjithë e dijmë se na kan mundur dy herë në të njëjtin stil, duke mos bërë asgjë dhe vetëm duke pritur që ne të luajmë, e ata të ndëshkojnë në kundërsulm dhe të humbin më pas kohën në të gjithë mënyrat e mundshme. Tani vlerësoj se situata është ndryshe, pasi Euromilku patjetër e ka të sulmojë fitoren në këtë ndeshje, pasi pikët për ta janë të rëndësisë kurciale. E tani jam shumë kureshtar të shoh se si do të reagojnë në këtë situatë. Ata duhet të sulmojnë dhe ne luajmë më së miri me ekipet që luajnë hapur. Kjo më bën të besoj se ne do t’ia dalim të kthehemi në rrugën e fitoreve që në këtë fundjavë”, tha në fund kapiteni ‘kuqezi’, Pollozhani. 

Shkëndija nga e marta është duke zhvilluar nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa nga një herë do të ushtrohet të enjten, të premten dhe të shtunën. Ndeshja me Euromilkun do të luhet të dielën në stadiumin ‘Boris Trajkovski’ në lagjen Maxhari të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Back to top button