FFM pranon gabimet e arbitrave!?

Edhe pse ende nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare rreth ankesës së KF Shkëndija në lidhje me referimin e dobët të Aleksandar Stavrevit në përballjen e xhiros së 26-të me Bregallnicën në Tetovë, nga Federata e Futbollit të Maqedonisë ka pranuar se fundjava e kaluar solli shumë gabime nga arbitrat. 

Komisioni i arbitrave të martën kishte mbledhje javore dhe në të njëjtën janë vërtetuar gabimet e arbitrave në disa përballje, megjithse publikisht nuk citohet se për cilat takime bie fjala. Por duke parë video inçizimin e përballjes Shkëndija-Bregallnica, nuk është e vështirë për të qëlluar se edhe ky takim hyn në listën e ndeshjeve ku referimi është vlerësuar i dobët. 

“Ka pasur lëshime në referimin e disa ndeshjeve të fundjavës në Ligën e Parë, të cilat do të tentojmë që t’i korigjojmë në të ardhmen dhe të njëjtat mos të përsëriten”, ka deklaruar për portalin ‘sportmedia.mk’ kryetari i Komisionit të Referëve pranë FFM-së, Emil Bozhinovski, i cili ka pranuar se janë vërtetuar gabime, por pa përmendur emra preciz se për cilët ndeshje dhe arbitra bëhet fjalë. 

“Kemi analizuar dhe kemi vërtetuar se ka gabime. Të njëjtat do të ndodhin edhe në të ardhmen, mirëpo ne do të tentojmë që t’i ulim në minimum dhe mos të jenë tendecioze. Në të kaluarën publikoheshin vlerësimet e arbitrave menjëherë pas ndeshjes, mirëpo tani FIFA ndalon reptësisht një gjë të tille dhe në këtë mënyrë mbron integritetin e arbitrave. Për këtë arsye nuk mund të publikojmë emrat e arbitrave që kanë gabuar dhe që do të jenë të dënuar. Atë opinioni do të mund ta mësojë vetëm në bazë të asaj se cili arbitër nuk do jetë i deleguar për xhiron e rradhës”, ka thënë mes tjerash numri një i Komisionit Disciplinor, Emil Bozhinovski. 

Mbetet të shihet nëse arbitri i takimit Shkëndja-Bregallnica, Aleskandar Stavrev do të jetë në mesin e të dënuarve, ndërkohë që Shkëndija është në pritje të caktimit të mbledhjes së përbashkët për rrishikimin e fakteve nga takimi i xhiros së 26-të, që u mbyll me fitore 0:2 të skuadrës nga Shtipit, por që njëkohësisht solli një ‘seri’ vendimesh diskutabile në dëm të skuadrës ‘kuqezi’.

Lajme të ngjashme

Back to top button