Shaqa rrezikon ndeshjen e parë të Botërorit

Lëndimi i Xherdan Shaqirit në ndeshjen Augsburg – Bayern Munich (1:0) është më serioz sesa që është menduar fillimisht.
Madje tabloidit zviceran, “Blick” shkruan se mesfushori kosovar rrezikon t’i mungoj Zvicrës në ndeshjen e parë të Kampionatin botëror kundër Ekuadorit, e cila zhvillohet me 15 qershor

Fizioterapeuti, Ralf Peter Schnorr ka thënë për Blick se mesfushori i gjigantit gjerman ka shumë muskuj prandaj kjo bënë që shërimi i lëndimit të zgjasë më shumë sesa në raste tjera. “Në lëndimet sikur ai i Shaqirit, sa më shumë muskuj që keni aq më i madh është rreziku i kohëzgjatjes së lëndimit”, ka deklaruar Schnorr.
Megjithatë, përkundër parashikimit se shërimi i lëndimit mund të zgjasë 12 javë, sipas Schnorr me tretmanë të caktuara rikuperimi mund të bëhet brenda pesë javëve.

Selektori Ottmar Hitzfeldllogarit shumë në mesfushorin kosovar, i cili është lojtari kryesor i helvetikëve.
Përveç Shaqirit, Zvicrën në Brazili 2014 pritet ta përfaqësojnë edhe katër shqiptar të tjerë: Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button