Halimi: Jam i kënaqur me kandidaturën time

Kanidati i PDSH-së, Iljaz Halimi, ka zhvilluar takime me qytetarët në shkollën “Migjeni” në Tetovë, bashkë me kryetarin e partisë Menduh Thaçin.

Iljaz Halimi theksoi se, PDSH-ja si parti serioze, pasi bëri analiza thelbësore, vendosi se është më mirë të dilet me kandidat presidencial se sa të ndodhë katastrofa kombëtare nëse shqiptarët nuk do ët kishin asnjë kandidat, që do të thoshte se jemi popull i paorganizuar.

“Jam i kënaqur se me kandidaturën time i kam dalë në ndihmë shumë kërkesave të qytetarëve, organizatave dhe institucioneve. Bojkoti i BDI-së, nuk e përkrah askush, përkundrazi atë e dënojnë edhe SHBA dhe Këshilli i Evropës, që edhe një  herë vërteton se kemi pasur të drejtë që u inkuadruam në garën presidenciale”, tha Iljaz Halimi.

Kryetari i PDSH-së dhe bartësi i listës në njësinë numër 6, Menduh Thaçi, theksoi se është krenar që përfaqësonë banorët e kësaj lagje nga ku rrjedh edhe ai.

“Jam i nderuar që ju përfaqësojë juve, sepse qytetarët e kësaj pjese të Tetovës, njëzetë vite na kanë përkrahur dhe kanë votuar për ne dhe për platformën tonë politike”, tha Menduh Thaçi.

“Në anën tjetër, Ali Ahmeti, prezantohet si shef i shqiptarëve, por ai nuk i respekton votat e shqiptarëve dhe nuk ka legjitimitet, sepse numrat që i arrin janë si rezultat i mbushjes së kutive, veçanërisht në Kërçovë”, tha Thaçi.
Sipas tij, anketat e fundit tregojnë se rejtingu i PDSH-së, rritet dhe është shumë afër tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button