Pendarovski: Vendet e punës dhe subvencionet u ndahen atyre që kanë libreza të VMRO-DPMNE

“Nuk arrij të kuptojë se si një person që ka një librezë partiake të VMRO-DPMNE-së, mund të gjejnë një vend pune, të marrë subvencione në bujqësi, ndërsa ata që meritojnë dhe nuk kanë libreza partiake, nuk arrijnë të përfitojnë”, tha kandidati i LSDM-së, Stevo Pendarovski në tubimin e mbajtur në Kërcovës.

Fatmirësisht tha ai, politika e viteve të kaluara nuk arriti që të përçaj qytetarët. “Koncepti im është qytetari parasë gjithash”, tha Stevo Pendarovski.

Po dëgjoj se gjatë ditëve tek ju vijnë emisarë të ndryshëm që t’i blejnë votat tuaja. Ku ishin ata në 4-5 vitet e fundit, a keni ekzistuar ju për ata”, iu ka thënë kandidati për president Stevo Pendarovski romëve në Kërçovë. 

“Unë nuk jam këtu për të blerë vota të romëvë, por t’iu bindim se koncepti ‘Maqedonia për të gjithë’ është koncepti më i mirë për të gjithë. Me 13 prill secili le të votojë me ndershmërinë e tij. Votoni për atë që mendoni”, tha Pendarovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button