Ahmeti: Me fitoren e 27 prillit do të jemi më të fuqishëm në qeveri

Në kuadër të fushatës “Bashkë më mirë, Bashkë më të fortë, Bashkë për Europë”, Bashkimi Demokratik për Integrim ka zhvilluar sonte në Dibër tubimin e radhës. 

Kryetari i Partisë dhe njëherësh kryesues Liste në Njësinë 6,   Ali Ahmeti tha në fjalën e tij se, vota për BDI-në do të sigurojë ditë më të mira, arsim më të mirë dhe shëndetësi më të mirë, si dhe vende të reja pune për të rinjtë. A
Ahmeti tha se me përkrahjen e shqiptarëve më 27 prill, BDI do të sigurojë ndikim më të fuqishëm në qeverinë e ardhshme,  por dhe përparim në integrimet euroatlantike.

 “Kur kemi kërkuar përkrahjen e dibranëve, ajo vërtet s’ka munguar. Por sot ajo është edhe më e fortë dhe më e organizuar. Ne kërkojmë mandate dhe u drejtohemi shqiptarëve që të vazhdojmë rrugën një dekadëshe në avancimin e çështjes shqiptare ne Maqedoni. Ne nuk kërkojmë mandate që të margjinalizojmë dikë në Parlamentin e Maqedonisë. Ne kërkojmë mandate për një arsim më të mirë, shëndetësi më të  mirë. Mandate për të hapur vende të reja  te punës pasi ky është vendi ynë”, tha Ahmeti.

Ai ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO dhe në BE, si një garanci për stabilitet, paqe dhe ardhmëri, ndërsa bëri të qartë se, ardhmëria e vendit është pranë këtyre dy strukturave ndërkombëtare.
Duke folur mbi çështjet e brendshme, Ahmeti u ndal në avancimin e gjuhës shqipe, si një kapitull ende i pambyllur, pavarësisht përpjekjeve të deritanishme për avancimin e saj. 

 “Ne duam që këtë vend ta integrojmë bashkërisht në Evropë pasi të ndarë nuk mund të shkosh atje. Ne duam integrim në NATO pasi vetëm një komunitet nuk mund ta bëjë këtë. Ne kërkojmë zgjidhje për të gjitha çështjet”, ritheksoi Ahmeti.

Duke iu referuar çështjes “Radika”,  Ahmeti siguroi qytetarët dibranë se, lumi ka shenjtërinë e tij dhe se nuk mund t’i ndodhë asnjë e keqe.

Kryesuesi i Listës në Njësinë nr. 5,  Musa Xhaferri tha se të arriturat e kësaj dekade mbajnë vulën e BDI-së, ndërsa tha se, shqiptarët janë popull shtetformues dhe se, ky vend, është edhe i tyre. 

 “Ne sonte jemi mbledhur këtu qe të promovojmë platformën tonë për zgjedhjet e 27 prillit. Jemi këtu qe të vazhdojmë amanetet tona të cilat që nga viti 2002 po avancojnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë si të drejta autoktone dhe të bazuar në të drejtën evropiane. Ne ndodhemi në rrethana më specifike duke pasur parasysh se te drejtat tona janë mohuar ndër shekuj. Të gjitha këto janë të sublimuara në platformën e BDI-se dhe tash me të drejtë mund të themi se këto zgjedhje janë të një rëndësie si ato të vitit 2002”, u shpreh  Xhaferri. 

Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata apeloi për bashkim qytetarët dibranë, ndërsa pohoi se, integrimi në BE mund të zhvillohet vetëm përmes BDI-së.

“Ne jemi tubuar për ardhmërinë tonë, për të përmirësuar mirëqenien tuaj, ne nuk kemi premtim tjetër përveç votimit të platformës sonë. Ne së bashku jemi më të fortë. Dibra sot është e bashkuar me të gjitha trojet e veta që ka. Dibra sot është e shqiptarëve”, tha Lata.

Lajme të ngjashme

Back to top button