Real Madridi dhe Chelsea gjysmëfinalistët e parë

Real Madridi ishte futur ndeshjes më shumë komoditet ndaj Dortmundit duke e pasur parasysh fitoren e parë në Santiago Bernabeu me rezultat 3:0. Por, askush nuk e kishte besuar se aq ngushtë do ti vijnë punët Realit dhe mezi u kualifikua në gjysmëfinalen e Champions League.

Dortmundi gati bëri mrekullinë, por fitorja me 2:0 qe e pavlefshme ngase sfidën e parë e humbi me 3:0 dhe eliminohen nga gara më prestigjioze. Dortmund – Real Madridi ka sjell emocione të mëdha në mesin e tifozëve në stadiumin “Signal-Iduna-Park”. Reali në minutën e 17-të pati rastin më të mirë për të kaluar në epërsi,por Di Maria nuk ishte i suksesshëm nga penalltia për ta mposhtur portierin e disponuar Weidenfeller. Dhe dështimi nga penalltia i ka dhënë edhe më shumë motiv vendasve përmes futbollistit Marco Reus që ishte edhe trim i kësaj sfide me dy gola të realizuara.

Reus në minutën e 24-të shënoi pë epërsinë (1:0) e verdhezinjve, por pa kaluar as 13 minuta (37′) i njëjti futbollist shkundi portën e Casillasit pas asistimit të sulmuesit polak, Roberto Leeandoeski dhe 2:0. Kjo epërsi futi në panik Realin, por në vazhdim mbahen dhe nuk lejuan që të pësojnë edhe ndonjë gol që do të ishte fatale për ta.

Chelsea në “Stamford Bridge” shënoi fitore të madhe me rezultat 2:0 kundër kampionit francez, PSG-së. Skuadra angleze me një lojë më të mirë arriti që të shënoi gol qysh në minutën e 32-të përmes zëvendësuesit Schurrle i cili u inkuadrua në vend të Hazard (18′). Në anën tjetër, parisienët ishin të dobësuar pa sulmuesin më të mirë, Zlatan Ibrahimoviçin, i cili mungojë për shkak të lëndimit.

Demba Ba ishte trim i kualifikimit, i cili në minutën e 87-të shënoi për 2:0 dhe ia siguroi kualifikimin skuadrës së Chelseas. PSG-së nuk i bëri punë fitorja e ndeshjes së parë me 3:1, pasi që goli i pësuar si vendas iu kushtojë shtrenjtë me eliminim nga Championsi.

Lajme të ngjashme

Back to top button