Çfarë po ‘zien’ ASHAM? Planifikohen tri projekte të reja

Akademia e Shkencës dhe Arteve e Maqedonisë për vitin 2017 parasheh të realizojë tri publikime të cilat kryesisht ndërlidhen me vitin jubilar të 50 vjetorit të saj. Kështu bëri të ditur Kryetari i ASHAM-it Taki Fiti, në asamblenë e 50-të që u mbajt sot në Shkup, njofton Portalb.mk.

Publikimi i parë i ASHAM-it do të jetë për jubileun e madh- 50 vjet ASHAM me titull “ 50 vjetori i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, 1967-2017”. Në këtë publikim do të tregohet: historia e ASHAM-nit, rritja dhe zhvillimi i Akademisë gjatë 50 viteve funksionim, rezultatet e e arritura gjatë realizimit të veprimtarisë së saj, problemet dhe dobësitë me të cilat është përballur Akademia si dhe sfidat e kohës së re. Ky publikim do të jetë në gjuhën angleze dhe maqedonase.

Si publikim i dyte i paraparë nga Akademia do të mbajë titullin “Prioritetet e zhvillimit të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë”. Në të, akademikët dhe shkencëtarët do të paraqesin pikëpamjet dhe rekomandimet e tyre në lidhje me sferën e: zhvillimit dhe rritjes ekonomike, arsimit, shkencës, hulumtimeve shkencore, mjedisit jetësor, sundimit të së drejtës, demokratizimit të shoqërisë dhe proceseve të eurointegrimve si dhe gjendja dhe sfidat e gjuhës, artit dhe kulturës.

Ndërkaq publikimi i tretë dhe i fundit që parashihet të realizohet nga kjo Akademi do të mbajë titullin “Dokumente të ASHAM-it” e cila ka për qëllim të përmbledh pikëpamjet, kuptimet dhe rekomandimet dhe sugjerimet e ASHAM-it për çështje të rëndësishme dhe të ndjeshme me të cilat është përballur Republika e Maqedonisë gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit të saj.

Pas këtij publikimi, anëtarët e tjerë të Akademisë patën mundësi të shprehin qëndrimet dhe rekomandimet në lidhje me programin në fjalë. Që të gjithë e mbështetën me disa rekomandime e që kryesisht kishin të bënin me transparencën e realizimit të këtij programi.

LEXO: “NAÇËRTANIJA” dhe surprizat që po përgatit akademia e Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button