Real Madrid transferon një prej portierëve më të mirë në botë (FOTO)

Real Madrid ka marrë një lajm fantastik në lidhje me një përforcim të madh, shkruan Lajmi.net, transmeton Portalb.mk.
Portieri i Chelseas, Thibaut Courtois ka hapur dyert rreth mundësisë së transferimit në Real Madrid.

Mediat spanjolle raportojnë se “Los Blancos” janë në kërkim të një portieri të ri për sezonin e ardhshëm në vend të reprezentuesit të Kosta Rikës, Keylor Navas.

Dhe, Courtois është objektivi i madh i afatit kalimtar të verës, së bashku me portierin e Manchester United, David de Gea.

Derisa blerja e De Geas është më e vështirë, Courtois raportohet se ka shprehur gatishmëri të rikthehet në Madrid, ku luajti me sukses te rivali i qytetit, Atletico Madrid. /Lajmi.net/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button