Strugë, fillojnë përgatitjet për sezonin turistik

Komuna e Strugës  ka filluar një tjetër aksion për ruajtjen e imazhit, për një qytet të pastër. Ndërkohë që punëtorët e NPK  Komunalja po rregullonin dhe pastronin hapësirat e gjelbra përgjatë rrjedhës së Drinit të Zi , punëtorët e një firme të specializuar në këtë fushë   filluan të pastrojnë shkallët e mermerta në të njëjtat hapësira.

Pa përdorur asnjë kimikat, detergjent apo materiale të ngjashme pastruese , të cilat janë tepër të dëmshme për bio-diversitetin dhe ambientin në përgjithësi, pas shumë kohësh vetëm me presion uji u pastruan shkallët përgjatë rrjedhës së  lumit.

Me afrimin e hapjes së sezonit të ri turistik, të tilla aksione të ndërmarra nga ana e Komunës së Strugës dhe  ndërmarrjeve publike do të intesifikohen me qëllim rritjen e cilësisë së pastërtisë dhe ruajtjes së imazhit të qytetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button