PSP: Ajo që askush nuk e di se ku është Koçan, është dyshim për arratisje

Ka mbaruar seanca publike në Gjykatën e Apelin në të cilën është diskutuar për ankesën pas vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për paraburgim të Sead Koçanit, njofton Portalb.mk.

Ende nuk dihet se kur do të sillet vendim për konfirmim ose shfuqizim të vendimit për paraburgim të Koçanit.

PSP tha se ajo që disa ditë nuk dihet se ku ndodhet Koçan, është dëshmi për dyshime për arratisje të mundshme.

Avokati i Koçanit, Nikolla Dodevski, më parë për mediat deklaroi se nevoja e vetme që të dërgohet në paraburgim, është që “Koçan të burgoset, ndërkaq media e tij të heshtet”.

Avokati Dodevski kërkoi nga Këshilli që ta pranojë ankesën dhe ta shfuqizojë vendimin për paraburgim, ndërkaq prokurorët e PSP-së, thanë se nëse Koçan nuk është në paraburgim, i njëjti mund ta përsëris veprën dhe të ndikojë në ekspertët e këtij rastit.

Sead Koçan

Ndryshe, Koçan, i cili është njëri nga tre të dyshuarit në rastin “Trust”, është i pakapshëm për organet e rendit dhe  për këtë është nënshkruar flet-arrest nëpërmjet Interpolit.

Avokati i tij, Nikolla Dodoevski, tha se Koçan është në udhëtim zyrtar dhe pret nga Gjykata e Apelit që të deklarohet për ankesën për vendimin për paraburgim, ndërkaq i pyetur se ku ndodhet, ai tha se “nuk është me rëndësi”.

Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.

Këto tre ndërmarrje në tender kanë konkurruar si konzorcium, kurse bartës kryesor i tyre ka qenë “Trans Met”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button