Turqia i kërkon Uashingtonit të ekstradojë Gylenin

Qeveria turke pritet ti bëj një kërkesë Uashingtonit për të ekstraduar kreun e lëvizjes Hizmet, Fethullah Gylen.

Në përgjigje ndaj kësaj nisme, ambasadori amerikan në Ankara Francis Ricciardone u shpreh se qeveria e SHBA-ve do të shqyrtoj seriozisht të gjitha kërkesat lidhur me çështjet ligjore. Lajmin e bën të ditur Hurijet Dejli Njuz.

Megjithatë, Ricciardode shtoi se ambasada amerikane nuk do të përfshihet në shyqrtimin e të drejtave të individëve turq që jetojnë në SHBA, transmeton Mesazhi.

Kryeministri i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan ka akuzuar Gylenin dhe lëvizjen e tij për drejtimin e një shteti paralel që punon kundër qeverisë së zgjedhur turke. Erdoan beson se Gyleni ka arritur të depërtojë në organet e vendit, me qëllim të organizimit të një grusht shteti kundër legjitimitetit të qeverisë.

Mosmarrëveshja politike shpërtheu pasi gjyqësori turk akuzoi ministrat dhe kabinetin e tij për gjoja se korrupsion.

Lajme të ngjashme

Back to top button