Kumanovë, sigurimi i bankës përdor dhunë ndaj klientit! (Video)

“Pritjes së gjatë në radhë për të marrë ndihmën sociale ia pa sherrin një qytetar i komunitetit rom. Ai e humb durimin dhe duke ngritur zërin shkon te sporteli, por intervenon sigurimi duke përdorur forcë për ta nxjerrë jashtë”, njofton portali “Special”.

“Gruaja e tij, e shqetësuar nga ajo gjendje, pas britmave e tentativës për t’i ndihmuar bashkëshortit, alivanoset dhe bie pa ndjenja në dysheme. Kjo ngjarje ndodhi në mesditën e së hënës në një bankë të Kumanovës, para syve të shumë qytetarëve, të cilët pritnin në radhë të gjatë. Në ndihme te gruas erdhi autoambulanca për ekzaminim mjekësor”, shtojnë nga portali.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur policia, njoftojnë nga portali, për t’i ndërmarrë masat ndaj personelit të sigurimit të bankës për ushtrimin e dhunës së tepruar ndaj klientit.

Më poshtë mund ta shihni tërë ngjarjen e filmuar nga një dëshmitar:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button