fbpx

Gjorgje Ivanov vizitoi komunën Shuto Orizari

Me rastin e shënimit të 8 prillit – Dita ndërkombëtare e romëve, presidenti dhe kandidat nga VMRO-DPMNE për mandat të dytë Gjorgje Ivanov sot vizitoi komunën Shuto Orizari, ku u takua me kryetarin e komunës Elvis Bajram. 

Ivanov theksoi se angazhohet për avancimin e të drejtave të komunitetit rom dhe arritje në nivel të përfshirjes totale të tyre në shoqërinë maqedonase. 

Në këtë ditë po kremtohet kultura rome, historia dhe identiteti, dhe po tentohet për ngritjen e vetëdijes publike për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen romët në të gjitha vendet, si minoritet më i madh etnik në Evropë. Ivanov uroi të gjithë pjesëtarët e komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë. 

“Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë ka të drejtë të mburret për kushtet që krijon për romët, edhe si komunitet edhe si individ, të kontribuojnë për zhvillimin e shtetit tonë në çdo sferë nga jeta shoqërore. Me nivelin e të drejtave që gëzojnë komuniteti rom, Republika e Maqedonisë paraqet shembull për gjithë botën. 

Komuniteti rom është pjesë e pandashme e shoqërisë shumetnike maqedonase, që përherë krijon kushte për kultivim të identitetit kulturor dhe atë etnik rom, dhe paraqet shembull për mundësi dhe të drejta të barabarta. Modeli ynë i bashkëjetesës, i respektimit të dallimeve është forca më e madhe e Maqedonisë”, tha Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button