Fatmir Besimi lavdëron platformën e BDI si më të mirën

Marrëdhëniet e mira ndëretnike, integrimi i Maqedonisë në strukturat euro-atlantike dhe zhvillimi e mirëqenia për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë janë themelet kyçe të platformës politike të BDI-së, të cilët u prezantuan në konferencën e sotme për shtyp.

Fatmir Besimi i cili prezantoi në konferencë për media këtë platformë, tha se e njëjta pritet të sigurojë mbështetjen dhe votën e qytetarëve në vend, pasi sipas tij vetëm BDI mund të shpie vendin në NATO dhe BE.

 ‘Platforma e BDI-së është dokument konzistent me kërkesat e qytetarëve, është dokument profesional i përgatitur nga të gjitha strukturat profesionale të BDI-së në konsultim me ekspertë dhe institucione të pavarura që përfaqësojnë grupe të ndryshme të interesit. Platforma dhe zgjidhjet që ofron BDI janë oferta më e mirë që kemi për momentin për shqiptarët e Maqedonisë por edhe të gjithë të tjerët’, deklaroi Fatmir Besimi – BDI.

Besimi gjithashtu tha se në këtë platformë janë paraparë 1 mijë e 81 projekte prej të cilave më kapitale janë ato infrastrukturore, përfshirë këtu nisjen e punimeve në Korridorin 8, përkatësisht magjistralja Kërçovë-Strugë.

‘Do të ketë menjëherë pas zgjedhjeve edhe ankand për koncesion të pjesës Gostivar-Kërçovë dhe Shkup-Bllacë, një investim i përgjithshëm rreth 900 milion euro, një vlerë e cila mund të themi që 6- apo 70 vitet e fundit për kaq periudhë të shkurtë në infrastrukturën rrugore në Maqedoninë Perëndimore nuk është realizuar në të kaluarën’, tha Fatmir Besimi – BDI.

Besimi tha se vend kyç në platformën politike të BDI-së zë edhe ndarja e buxhetit, duke shtuar se BDI do të insistojë që të sigurojë më tepër se 25 për qind nga buxheti i përgjithshëm i shtetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button