FAC: Ivanov në hapat e Millosheviqit

“Nuk është asgjë e re se sundimi i ligjit dhe ndarja e pushtetit nuk funksionon mirë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Por, ajo që po ndodh për momentin në Maqedoni, në rajon nuk ka ndodhur prej rrëzimit të dhunuesit serb, Sllobodan Millosheviq në vitin 2000: një shef i shtetit hapur kundërshton pranimin e rezultatit zgjedhor”, shkruan sot Franfurter Algemajne Cajtung (FAC), në tekstin me titull “Në konfuzionin shkupjan”, njofton Portalb.mk.

“Gjorge Ivanov është president i shtetit në Maqedoni nga vitit 2009”, vazhdon FAC, “është zgjedhur me mbështetje të madhe të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe partia e tij populiste e djathtë VMRO-DPMNE. Opozita maqedonase Ivanovin e sheh vetëm si një shërbyes të Gruevskit”.

Duke i analizuar kërkesat e Platformës së partive shqiptare, FAC, konstaton se “për Gruevskin dhe partinë e tij, katalogu me kërkesa shqptare është shpresa e fundit për mbajtjen e pushtetit”. “Ata thonë se Maqedonisë i kërcënohet ndarja nëse plotësohen kërkesat. Në internet plotësisht shpërndahen informata të rrejshme, për shkak se, kryeministri i ardhshëm që mund të vijë, Zoran Zaev, javën e kaluar gjeti mënyrë se si ti hedhë poshtë zërat e rrejshme. Vlerësimet se çdo maqedonas në të ardhmen patjetër duhet që të mësojë shqip ose në të kundërtën do të paguaj dëm, janë gënjeshtra, tha Zaev”, transmeton DW në gjuhën maqedonase.

Rama: Platforma nuk mbanë kushte, por vizion

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një bisedë për FAC në Berlin, ku ka qenë mysafir i Fridrih Ebert Fondacionit, i ka hedhur poshtë vlerësimet se Platforma e partive shqiptare është përpunuar nga Tirana. “Në Tiranë vetëm është diskutuar për atë”, tha Rama.

“Unë kam ndërmjetësuar mes partive shqiptare në Maqedoni, pasi që më parë ata nuk kanë biseduar mes vete. Bëhet fjalë për atë, që negociuesit maqedonas për partneritet t’i thuhet: Ai që do të koalicionojë me ne, duhet që t’i pranojë parimet e Marrëveshjes së Ohrit dhe t’i vendos në program qeveritar”, tha Rama.

Edi Rama
Edi Rama

Sipas tij, në Maqedoni duhet të ndryshohet vetëdija.

“Shqiptarët në Maqedoni janë etnitet konstituiv, jo pakicë. Maqedonia është shtet e cila formohet nga dy subjekte të barabarta, maqedonasit dhe shqiptarët. Nëse nuk implementohet Marrëveshja e Ohrit, rrezikojmë gjithçka të eksplodojë. Bëhet fjalë për atë, të parandalohet një fund katastrofe”, shton Rama.

Megjithatë, Rama në Berlin, tha se kërkesat e shqiptarëve nuk janë “kushte”, por janë “vizion” ose “bazë për bisedime”, sipas tij, “nuk bëhet fjalë për ultimatum, por për platformë”.

“Ngelet e paqartë nëse përzierja e Ramës a i ka sjellë dëm apo dobi Maqedonisë. Por shihet shihet sigurt se përpjekja e Gruevskit që ta pengojë marrjen e pushtetit nga opozita me ndihmën e presidentit, Evropa nuk do ta pranojë”, shkruan FAC.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button