Timonie: Mendoni për të rinjtë, në vend të dëmit bëni që vendi të shkojë përpara

Ambasadori francez në Maqedoni, Kristian Timonie porositi që sa më shpejtë të zhbllokohet kriza në Maqedoni dhe vendi të ecë përpara.

Ambasadori shpreson se kjo gjendje do të zhbllokohet sa më shpejtë që të jetë e mundur, sepse siç tha “ka energji të madhe, e cila do të mund të shfrytëzohet për punë të tjera dhe të mos harxhohet kot”.

“Mendoni për të rinjtë, për sipërmarrësit tuaj. Mund të bëhen shumë punë të dobishme të cilat nuk do të shkonin në dëm të shtetit as në dëm të së ardhmes evropiane dhe as në dëm të Ballkanit”, deklaroi Timonie.

Këtë porosi ambasadori francez e dërgoi nga Velesi, ku prej 11 deri 19 mars gjenden nxënës dhe profesorë nga Franca në kuadër të programit për këmbimin e nxënësve në mes Velesit dhe qytetit francez Sherbur nga Normandija.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button