Guardiola: United do të rreshtohet në mbrojtje

Barazimi 1-1 në sfidën e parë të luajtur në “Old Traford” e ka lënë të hapur çështjen e kualifikimit, edhe pse anglezëve u duhet patjetër fitorja ose një barazim me shumë gola.

Sipas trajnerit të bavarezëve, skuadra e David Moyes do të luajë e tërhequr në mbrojtje.

“Mendoj se Manchester United do të luajë në ndeshje në pritje. Do të rreshtohen në prapavijë, për t’u nisur më pas me shpejtësi në kundërsulm”.

“Është një gjë që dinë ta bëjnë shumë mirë. Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër skuadrave angleze, aq më tepër që United është një klub i madh. Para sfidës së parë çerekfinale të gjithë flisnin vetëm për Bayernin, por tani e kanë kuptuar që United mund të vijë dhe të fitojë në Gjermani”- tha Guardiola, transmeton Supersport.

Në seancën e fundit stërvitore kampionët e Gjermanisë nuk janë ushtruar me goditjet e 11-metërshave dhe arsyen e shpjegon vetë tekniku spanjoll.

“Kur shkon te penalltinë nuk vlen më teknika, por kurajo. Ne këtë pikë, do të jetë vetëm çështje psikologjike.

Lajme të ngjashme

Back to top button