Vangellovski: Do të kem bashkëpunim të shkëlqyer me PSP-në dhe mediat

Kryetari i porsazgjedhur i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në një intervistë për “DW” në gjuhën maqedonase, thotë se Gjykata Supreme, do të mund të sjellë për përmirësimin e gjendjes së gjyqësorit. Ai pret që rezultatet t’i shohim në një të ardhme të afërme, të valorizuar në vlerësimet që do të bëhen nga Komisioni Evropian. Vangellovski paralajmëron bashkëpunim me Prokurorinë Republika  dhe Prokurorinë Speciale Publike (PSP), por edhe bashkëpunim të mirë dhe transparent me mediat, njofton Portalb.mk.

“Paralajmëroj hapje të madhe të Gjykatës Supreme ndaj opinionit dhe mediave. Në vitet e fundit ka pasur përmirësime, por kam koncept për qasje më aktive në atë drejtim”, thotë Vangellovski.

Për spekulimet të cilat dolën në opinionin në lidhje me vlerësimin e gjykatësve, Vangellovski thotë se nuk bëhet fjalë për subjektivitet, por për gabim fabrikant të ligjit.

“Njerëzit nuk janë numra dhe pikë, por nëse aludohet në zgjedhjen time, një është qartë: kam pasur numër të të madh, të pakrahasueshëm të pikëve në lidhje me kandidatët tjerë, edhe gjatë vlerësimit të rregullt, por edhe gjatë atij të jashtëzakonshëm”, thotë Vangellovski.

Ai gjithashtu shton se vendosja e Stojançe Ribarevit si u.d. (ushtrues detyre) kryetar i Gjykatës Penale është vendim i arsyeshëm, pasi që Ribarev është me përvojë në gjykata të larta.

“Është mirë që gjykatësit në Gjykatën Penale personalisht pak e njohin Ribarevit, që është rrethanë e mirë, pasi që ajo do ta lehtësojë komunikimin mes tyre dhe do t’i eliminojë animozitetet eventuale”, thotë Vangellovski.

Përndryshe, Vangellovski pas katër viteve pauzë ai sërish ulet në kolltukun e kryetarit, ndërsa në opinion njihet si kumbarë i ish kreut të Kuvendit, Trajko Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button